
Nagelsmann: Ishim të frikësuar pas golit të dytë
Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann duke folur për ‘Rai Sport’ pas barazimit shpërthyes 3-3 ndaj Italisë, ka thënë se është i lumtur që skuadra e tij është kualifikuar në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve, por sipas tij, Gjermani nuk luajti mirë në pjesën e dytë të kësaj sfidë dramatike.
Strategu gjerman e pranon se pas golit të dytë të pësuar, ai dhe bankina e skuadrës së tij ishin të frikësuar.
“Nuk e nisëm mirë në pjesën e dytë. Pasi pësuam golin e dytë, ishim pak të frikësuar”, tha ai.
Ai thotë se gjysmëfinalet e kësaj garë do të jenë të vështira, sepse sipas tij, të gjitha kombëtaret që do të luajnë në fazën finale të Ligës së Kombeve janë të forta.
“Do të jetë e rëndësishme që Gjermania të dalë mirë në gjysmëfinale. Janë skuadra shumë të forta dhe të luash në shtëpi do të jetë edhe më stimuluese”, ka theksuar Nagelsmann.