Nagelsman do të jetë komisari teknik i Gjermanisë në “Euro 2024”

Nagelsman do të jetë komisari teknik i Gjermanisë në “Euro 2024”

Mediat gjermane janë të bindura se Julian Nagelsman do të jetë komisari teknik i “Die Mannschaft” të paktën për Europianin që do të mbahet në Gjermani pranverën e ardhshme.

Mësohet se palët kanë arritur një akord orët e fundit edhe pse ngërçi financiar ishte i madh. Siç dihet Nagelsman është ende për dy vite nën kontratë me Bajernin, i cili e paguan me rreth 8 milionë euro në sezon.

Ndërsa nga ana tjetër Federata Gjermane e Futbollit i ka ofruar një kontratë prej 4 milionë eurosh në vit.

Fakti se i kanë kërkuar që të prijë Gjermaninë në një kompeticion të organizuar në vendlindje ka bërë që Nagelsman të privohet nga shumë të konsiderueshme eurosh.

Share This