Nadal zbulon frikën më të madhe kur të rikthehet të luajë: Duhet të pranoj realitetin

Nadal zbulon frikën më të madhe kur të rikthehet të luajë: Duhet të pranoj realitetin

Rafael Nadal konfirmoi para pak ditëve se do të rikthehet të garojë pas thuajse një viti jashtë kompeticioneve të tenisit.

Spanjolli do të marrë pjesë në turneun e Brisbane në Australi që nis më datë 31 dhjetor. Por, së fundmi tenisti nga Mallorca ka edhe një lajmërim tjetër për fansat e tij.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, Nadal theksoi se duhet të mësojë veten, por edhe fansat e tij se tashmë pretendimet nuk mund të jenë të njëjtat si vite më parë. 37-vjeçari u shpreh se do ta gjejë veten në një terren të paeksploruar më parë dhe për këtë duhet të mësohet edhe ai vetë.

“Kam pasur shumë frikë të lajmëroja rreth rithimit tim pasi siç dihet është mbushur thuajse një vit nga hera e fundit që kam luajtur tenis. I jam nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, edhe pse nuk është kjo ajo që më tremb. Çfarë më friëkson më shumë është se do ta gjej veten në një terren të panjohur dhe e vërteta është se më duhet të mësohen se nuk duhet të pres shumë nga ky rikthim. Është diçka e re për mua me të cilën duhet të mësohem, pasi gjatë gjithë karrierës kam qenë shumë kërkues nga vetja. Tani jam në një moment tjetër, në një situatë tjetë.

Kam qenë kërkues në maksimum nga vetja dhe tani do të jetë e vështirë sepse më duhet të pranoj një tjetër realitet. Duhet t’i fal vetes edhe disa gabime në momentin e parë që do të rikthehem, sepse me shumë mundësi do ta kem të pamundur të mos gaboj”, u shpreh Nadal. /SS/

Share This