Nadal tërhiqet nga turneu “Indian Wells”: S’mund të gënjej veten

Nadal tërhiqet nga turneu “Indian Wells”: S’mund të gënjej veten

Rafa Nadal tërhiqet nga Masteri 1000 pikësh në Indian Wells.

Ka qenë vetë tenisti spanjoll që ka bërë publik lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Nuk mund të gënjej veten dhe mijëra fansa. Ju të gjithë e dini se sa shumë më pëlqen të luaj këtu, është një nga arsyet pse kam ardhur shumë herët të stërvitem dhe të përpiqem të jem gati. Kam punuar shumë, jam stërvitur, madje e kam testuar veten këtë fundjavë, por nuk ndihem gati të luaj një turne kaq të rëndësishëm në nivelin më të lartë. Është një vendim i vështirë, do të më mungoni”, ka shkruar spanjolli.

Nadal nuk ka luajtur që nga turneu në Brisbane. Ai hoqi dorë nga Australian Open për shkak të një dëmtimi muskulor.

Share This