Mynihu bëhet gati për finalen, tre “Fans zone”, miliona euro të ardhura dhe 2000 forca police në qytet

Mynihu bëhet gati për finalen, tre “Fans zone”, miliona euro të ardhura dhe 2000 forca police në qytet

Finalja e madhe e Champions League ka sjellë një impakt të fortë në qytetin e Mynihut. Siç dihet në takimin që luhet sot në mbrëmje në Bavari do të jenë prezet mijëra tifozë nga Franca dhe Italia.

“Me atë që kemi parë deri një ditë përpara finales kemi vënë re se shumica e tifozëve në qytet kanë mbërritur nga Italia. Mendojmë se hekurudhat që lidhin Milanon dhe Mynihun kanë ndikuar shumë në këtë aspekt”, tha dje një zëdhënës i departamentit të sportit pranë Bashkisë së Mynihut.

Në qytetin e Mynihut do të përgatiten sot edhe tri “fans zone” ku tifozët do të kenë mundësi të ndjekin ndeshjen në mungesë të një bilete për të hyrë në “Allianz Arena”. Sipas një zëdhënësi të Policisë së Mynihut në “Champions Festival” të Olympic Park do të akomodohen deri në 25.000 mijë tifozë.

Tifozët e PSG do të mblidhen në “Königsplatz”. Në këtë pikë mund të qëndrojnë deri në 18,000 mijë persona. Ndërsa “Inter Fan Zone” është ngritur në Odeonsplatz dhe do të akomodohen deri në 16,500 mijë tifozë. Të dy këto pika do të hapen sot në orën 11:00.

Për të garantuar sigurinë e qytetit në terren do të jenë plot 2000 mijë policë. Finalja e sotme do të ketë një impakt të madh financiar për qytetin e Mynihut. Sipas një eksperti të Bashkisë së Mynihut ditën e sotme pritet një xhiro prej 46.2 milionë eurosh, raporton rtsh.

Share This