
Mustafa thotë se Blloku B1 i KEK ka rënë nga funksioni para pak minutash: Kosova B komplet jashtë sistemit
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka ngritur alarmin për gjendjen kritike në sektorin energjetik të Kosovës, duke akuzuar drejtpërdrejt menaxhmentin e KEK-ut të emëruar nga Lëvizja Vetëvendosje për paaftësi dhe keqmenaxhim.
Sipas tij, Blloku B1 i Termocentralit Kosova B ka rënë jashtë funksionit vetëm pak minuta më parë dhe kjo ndodhi më pak se 24 orë pasi kishte dalë nga remonti.
Postimi:
Blloku B1 i KEK ka rënë jashtë funksionit para pak minutash, kur s’janë bërë as 24 orë prej që është kthyer nga remonti. Çka po bën ky menaxhment i KEK-ut, i emëruar nga VV, kështu?!?!
Blloku B2 është në remont tash e një kohë. Pra, Kosova B komplet jashtë sistemit!
Pasi kanë rënë të gjitha blloqet një pas një të Kosovës A, po punon veq Blloku A5. Krejt Kosova ka mbetë në një bllok!
E pjesa tjetër e energjisë? Po blehet nga jashtë, natyrisht, me çmime marramendëse.
Xhepat e funksionarëve të VV trash e ma trash.