
Musliu: Inatet e Kurtit po i sjellin pasoja të shumta Kosovës
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka folur për pasojat e Kosovës nga ngërçi politik.
Ajo ka bërë me dije se inatet e Albin Kurtit po i sjellin pasoja të shumta Kosovës.
Në profilin e saj në “Facebook”, Musliu ka shkruar se situata aktuale po tregon se një person po i mban peng të gjitha institucionet demokratike.
“Inatet e Albinit, së bashku me mungesën e vizionit politik, shpërfaqin pasojat më të shëmtuara të mungesës së konsensusit politik kombëtar. Situata e krijuar po nxjerr në pah se edhe në një demokraci parlamentare, një person mund t’i mbajë peng të gjitha institucionet demokratike duke e bllokuar kështu politikën e Kosovës në një cikël populizmi dhe improvizimi. Çdo gjë është shndërruar në një spektakël; çdo propozim trajtohet si i ricikluar, çdo përpjekje institucionale shpërfillet si naive. Por nën zhurmën dhe rutinën e përditshme fshihet një e vërtetë më e thellë që më së miri përshkruhet në thënien: “Sa më kaotik të jetë sistemi, aq më e organizuar bëhet nëntoka”.”, ka shkruar Musliu.
Ajo ka kërkuar krijimin e një Këshilli Ndërpartiak të Politikave Kombëtare, i cili, sipas saj do të merre vetëm më disa tema.