Musiala largohet nga Bayerni vetëm për dy gjigantët evropianë

Musiala largohet nga Bayerni vetëm për dy gjigantët evropianë

Mesfushori i Bayern Munichut Jamal Musiala do ta konsideronte largimin nga “Alianz Arena” vetëm për Manchester City-n ose Real Madridi-n.

Mediat gjermane raportojnë se talenti nuk do ta aprovonte kalimin te Liverpool-i por vetëm te Real Madrid ose Man City.

“Nëse Musiala largohet nga Bayern në një pikë, ndoshta më 2025, atëherë vetëm dy klube do të konsiderohen, Real Madrid dhe Man City”.

“Real Madrid është duke shikuar mundësinë për t’i bërë bashkë ata dy (Jude Bellingham dhe Musiala)”.

“Liverpool gjithashtu e kanë në ‘radar’ lojtarin. Ata presin Mo Salah të largohet në verë dhe e duan Musiala si zëvendësues, por lojtari nuk dëshiron transferimin tek ‘The Reds”, shkruan “Sky Deutschland”.

Share This