Musiala flet për Euro 2024: Franca është favoriti kryesor për ta fituar
Euro 2024 është afër dhe Jamal Musiala ka folur për këtë kampionat prestigjoz duke bërë parashikime se kush mund ta fitojë titullin.
Në një intervistë për “Marca”, ai rreshtoi kombet favorite, duke mos llogaritur Italinë.
“Franca është favoriti numër një për këtë kompeticion. Pastaj vjen Anglia, me shumë lojtarë të mirë. Por edhe spanjollët kanë lojtarë të mrekullueshëm.
Do të jetë interesante, do të jetë një kampionat i mrekullueshëm sepse ka edhe gjithmonë një ose dy skuadra që bëjnë befasinë”, është shprehur talenti i Gjermanisë.