Musiala e pranon: Premierliga është tërheqëse, por…
Mesfushori i Bayern Munchenit, Jamal Musiala nuk e ka mohuar mundësinë që një ditë të luajë në Premier League, një nga ligat më të forta në Evropë.
Musiala në një intervistë për “Sport Bild”, e ka pranuar se Premierliga është liga më e fortë dhe më tërheqëse, por ai thotë se ndihet mirë në “Alianz Arena’.
“Është liga më e fortë dhe më tërheqëse në botë për momentin, por ndihem rehat këtu ku jam”, ka thënë Musiala.
Reprezentuesi gjerman me ‘Bavarezët’ ka kontratë deri në verën e vitit 2026, megjithatë, ai thotë se të ardhmes nuk i dihet.
“Nuk e di se çfarë do të ndodh në të ardhmen”, ka theksuar mesfushori gjerman.
Musiala tashmë është në pjesë e rëndësishme e gjigantit gjerman.