Mushkolaj: Nëse ka prova të mjaftueshme se Lista Serbe është organizatë terroriste – të shpallet si e tillë

Mushkolaj: Nëse ka prova të mjaftueshme se Lista Serbe është organizatë terroriste – të shpallet si e tillë

Nëse ka prova të mjaftueshme që vërtetojnë se Lista Serbe është një organizatë terroriste, atëherë duhet shpallur si e tillë nga institucionet e Kosovës që janë përgjegjëse për sigurinë dhe rendin.

Kështu deklaroi analisti Imer Mushkolaj në një intervistë për emisionin “Debat Plus,” ndërsa komentoi veprimet e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me Listën Serbe dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Gjatë një paraqitje në emisionin “Debat Plus”, ai tha se këto këto veprime janë përdorur nga Vetëvendosje si pjesë e fushates politike.

Mushkolaj theksoi se çështja e Listës Serbe nuk është çështje e KQZ-së, pasi kjo është kompetencë e institucioneve të tjera që mund të shpallin partinë si antikushtetuese.

“Lista Serbe dhe çështja e saj, Vetëvendosja e din se nuk është çështje e KQZ-së. KQZ-JA merr vendim pasi qբ institucionet e tjera mund të shpall si parti antikushtetuese. KQZ-së iu është lënë me të padrejtë barra apo fajësia për vendosjen ose jo, kundër ose pro të çertifikimit të Listës Serbe, Vetëvendosja e ka ditur se KQZ-ja nuk mundet, ose mundet me marrë këtë vendim por pastaj i kthehet në instance të tjera, dhe e ka bërë me vetëdije të plotë. Sikurse që ishim kundër Listës serbe, por partitë e regjimit të vjetër ishin pro, dhe pa to nuk mundet me I ndalu çertifikimit të Listës serbe. Ose na e ndaluam, por organet e regjimit të vjetër PZAP dhe Gjykata Supreme vendosën që me e kthy vendimin mbrapa. Sikurse skena plotë show, kur deputetët e Listës Serbe shkuan për nënshkrim për vazhdimin e pagave, e Vetëvendosje kishe I kundërshtojë është atë vazhdë. Lista Serbe ka shkuar edhe plotë here të tjera pas sulmit terrorist në Banjskë por nuk ka pasur reagime. Lëvizje Vetëvendosje shfrytëzon në kuadër të fushatës për përfitime politike”, tha Mushkolaj.

Share This