
Mushkolaj: Kurti po dëshiron ta konstituoj Kuvendin pa marrëveshje
Imer Mushkolaj, analist në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë Albin Kurti po dëshiron ta konstituoj Kuvendin pa marrëveshje politike me subjektet e tjera politike.
Tutje Mushkolaj ka thënë se opozita të shtunën e kaluar e cila kërkonte me ngulm që të kryeministri dhe ministrat të paraqesin dorëheqje me shkrim, u mjaftua dhe tha mjaftojnë ato që kanë thënë nëpër media.
Sipas tij, opozita që nga fillimi e ka huq çështjen dhe punën e komisionit për verifikimin e mandateve.
“Pse s’paskan qenë të mirëqena para katër dite, pse bllokuat katër ditë nëse paska qenë ashtu dhe për me mbulu atë që e ka bërë opozita thotë se ne do ti drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për vendimet që janë marrë pas 27 marsit”, ka thënë ai.
“Ajo ishte një autogol për opozitën”, ka thënë tutje Mushkolaj.
Situata aktuale sipas Mushkolajt është se Albin Kurti po donë me konstituua Kuvendin pa marrëveshje.
“Kjo është thelbi, pa marrëveshje me tjetër kënd. Ai po thotë ta konstituojmë Kuvendin pastaj shohim na për marrëveshje për Qeverinë”, është shprehur ai.