Muriqi afër rikthimit në Turqi, kjo është oferta e Besiktas

Muriqi afër rikthimit në Turqi, kjo është oferta e Besiktas

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi mund të rikthehet sërish në Superligën e Turqisë, pesë vite pas largimit nga ky kampionat.

Sipas mediave turke, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës kërkohet nga Besiktas, skuadër kjo që synon ta blejë kosovarin gjatë kësaj verë.

Klubi nga Stambolli thuhet se ka hyrë seriozisht në garë Muriqin, madje, siç raportohet, Besiktas është gati të ofrojë 5 milionë euro për kartonin e tij, për të bindur Mallorcan që ta lërë të lirë lojtarin.

Besiktasi e sheh 31-vjeçarin si një përforcim ideal për repartin ofensiv, falë përvojës dhe fizikës së tij dominuese.

Muriqi me Mallorcan ka kontratë deri në verën e vitit 2027. Ai në sezonin e fundit në La Liga ka regjistruar 7 gola dhe 2 asistime në 29 paraqitje.

Pavarësisht formës së qëndrueshme, duket se lojtari është i gatshëm për një sfidë të re dhe nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në Turqi, ku më parë kishte shkëlqyer me fanellën e Rizesporit dhe Fenerbahçes.

Share This