Murati: Votimi i fshehtë është mënyra më e mirë për të dalë nga ngërçi

Murati: Votimi i fshehtë është mënyra më e mirë për të dalë nga ngërçi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka kritikuar deputetët e partive ish-opozitare për mospjesëmarrjen e tyre në procesin e votimit gjatë seancave parlamentare.

Ai tha se bllokimi është bërë tek vota për komisionin e votimit të fshehtë.

Murati tha se po presin edhe Kushtetuesen për votimin e fshehtë, pasi që është dërguar aty nga një parti politike. Sipas tij, votimi i fshehtë mënyra me mirë për dalje nga ngërçi, derisa kritikoi partitë e tjera që kanë thënë se do të fotografojnë votën.

Share This