Murati: Një gjykatë e krijuar mbi të pavërtetën dhe padrejtësinë, nuk mund të pritet të prodhojë drejtësi

Murati: Një gjykatë e krijuar mbi të pavërtetën dhe padrejtësinë, nuk mund të pritet të prodhojë drejtësi

Kryetari i LB-së, Valon Murati, ka shkruar për arrestimin e Fadil Fazliut nga Gjykata Speciale.

Ai ka shkruar në “Facebook” se një gjykatë e krijuar mbi të pavërtetën dhe padrejtësinë, nuk mund të pritet të prodhojë drejtësi.

Murati ka thënë se shumë përçudnime të realitet të së kaluarës ka prodhuar kjo gjykatë e shumë të tjera mund të prodhojë.

“Një gjykatë e krijuar mbi të pavërtetën dhe padrejtësinë, nuk mund të pritet të prodhojë drejtësi. Për më tepër ajo zhytet çdoherë thellë e më thellë në realizimin e padrejtësisë. Shumë përçudnime të realitet të së kaluarës ka prodhuar kjo gjykatë e shumë të tjera mund të prodhojë. Sot qenka arrestuar Fadil Fazliu miku, shoku e bashkëveprimtari im në LKÇK, UÇK e LB, vëllau i dy dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu por edhe bashkëshorti, babai, gjyshi, vëllai e njeriu i mrekullueshëm. Për një gjë jam i sigurt, edhe këtë furtunë të jetës ai do ta tejkalojë dhe do të dalë faqebardhë”, ka shkruar Murati.

Share This