Murati: LV-ja mund të bëjë kompromis me partitë e tjera vetëm për kandidatët për nënkryetarë

Murati: LV-ja mund të bëjë kompromis me partitë e tjera vetëm për kandidatët për nënkryetarë

Hekuran Murati, deputet i Vetëvendosjes, tha se konstituimi i Kuvendit po pengohet nga ata që votojnë kundër kandidates së tyre për kryeparlamentare, “e jo nga ne që votojmë për të”.

“Vetëm konstituimi i Kuvendit hap rrugën për proceset e tjera, të cilat më pas varen nga marrëveshjet politike dhe nga koalicioni qeverisës”, tha ai.

Murati tha se Vetëvendosje mund të bëjë kompromis me partitë e tjera vetëm për kandidatët për nënkryetarë, por jo edhe për kryetar të Kuvendit.

Share This