Murati: Liberalizimi i vizave, pozitiv për ekonominë e vendit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thën se liberalizimi i vizave është një prej gjërave më të mira që ka ndodhur së fundmi në ekonominë e Kosovës.
Duke iu referuar ASK-së, Murati ka thënë se rritja ekonomike në tre mujorin e parë të këtij viti ka përshpejtuar edhe më tutje ritmin duke shënuar nivelin 5.62%, që thotë se është dukshëm më e lartë se tremujori i fundit i vitit 2023, ku ishte 3.96%.
Murati ka thënë se përveç lehtësimit të udhëtimit për të vizituar familjarët në mërgatë, tani edhe bizneset e ndërmarrësit e kanë shumë më të lehtë të gjejnë tregje të reja e të rrisin aktivitetin biznesor.
“Pas tejkalimit të stuhisë së krizave globale, dhe stabilizimit të çmimeve, tani gradualisht po i kthehemi potencialit dhe rritjes së synuar. Kjo demanton të gjithë zërat skeptikë dhe prognozat e zymta që me çdo kusht mundoheshin ta lidhnin liberalizimin e vizave me skenare apokaliptike në fillim të vitit”, ka theksuar ai. /rtk