Munishi për hetimet Ballkan-Dinamo Zagreb: Luftojeni Ballkanin me punë e jo me intriga
Ish-trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka reaguar pas raportimeve se Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit kanë nisur hetimet për ndeshjen e luajtur vitin e kaluar ndaj Dinamo Zagrebit për veprën penale “kurdisje”.
Ai thotë se askush nuk mundet ta mohojë suksesin e Ballkanit në arenën ndërkombëtare.
Ndër të tjera ai shprehet se Ballkanin ta luftojnë me punë e jo me intriga.
“Jam tepër krenar që kam qenë pjesë e Fc Ballkanit. Askush nuk mund ta mohojë në asnjë formë suksesin e Ballkanit në arenën ndërkombëtare. Luftojeni Ballkanin me punë e jo me intriga”, ka shkruar Munishi në Facebook.