Mungon vetëm firma për ta quajtur “bavarez”, Harry Kane mbërrin në Gjermani
Pas shumë javësh negociatash, “bavarezët” e Bayern Munich arritën më në fund akordin për transferimin e Harry Kane, i cili pasditen e kësaj të premteje raportohet se ka arritur në Gjermani, ku do të zhvillojë testet mjekësore para se të firmosë kontratën e tij të re si “bavarez”.
Ndërkaq, kujtojmë se, për kartonin e sulmuesit 29-vjeçar, Bayern ka derdhur në arkat e londinezëve plot 120 milionë euro, të ndara në 100 milionë euro bazë, si dhe 20 milionë të tjera në formën e bonusit.
Përsa i përket kontratës personale, Kane do të nënshkruar për 4 vite te kampionët gjermanë, ndërsa paga e kapitenit të Kombëtares së “3 luanëve” ende nuk është bërë publike, teksa pritet të bëhet menjëherë pas firmosjes së kontratës.