Mungesa e Messit “tërboi” Hong Kongun, argjentinasi shpjegon arsyen
Lionel Messi shpjegoi këtë të martë arsyet pse u la jashtë ndeshjes miqësore të Inter Miamiit kundër një grupi lojtarësh të Hong Kongut, pasi mungesa e tij u kritikua edhe nga qeveria vendase.
“E vërteta është se ishte fat i keq që nuk munda të isha në ndeshjen ndaj e Hong Kongut”, tha sulmuesi argjentinas, duke kujtuar se ndjeu dhimbje në aduktor që në Arabinë Saudite, gjë që e pengoi të luante me Al Hilalin.”
“Për fat të keq, këto janë gjëra futbolli, diçka mund të ndodhë në çdo ndeshje dhe ne nuk mund të luajmë. Unë gjithmonë dua të marr pjesë në lojë, dua të luaj, veçanërisht në këto miqësore ku njerëzit duan të na shohin”, shtoi ai.
Tetë herë fituesi i “Topit të Artë” zbuloi se ndihet më mirë fizikisht, megjithëse nuk e di nëse mund të jetë në fushë kundër Vissel Kobes, në Japoni:
“Nuk e di nëse do të mundem, por ndihem shumë më mirë. Dua të jem në fushë. Sot do të stërvitemi, do të testojmë sërish. Kam ndjesi të mira”.