
Mungesa dhe rikthime, Tuchel publikon listën e Anglisë
Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës kundër Andorrës më 7 qershor dhe miqësoren me Senegalin në 10 qershor.
Ivan Toney është rikthyer në skuadrën e Anglisë nga trajneri Thomas Tuchel përpara ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës muajin e ardhshëm me Andorrën dhe miqësoren kundër Senegalit.
Sulmuesi ishte pjesë e skuadrës së Gareth Southgate në Euron e verës së kaluar, duke ndihmuar Anglinë të arrinte në finale. Megjithatë, ai nuk është paraqitur për vendin e tij që atëherë, pasi u largua nga Brentford për klubin e Arabisë Saudite Al Ahli, ku ai ka shënuar 22 gola në 29 paraqitje në Ligën Pro Saudite këtë sezon.
Jack Grealish, i cili ka luftuar për minutazh te Manchester City, nuk përfshihet në grupin e 26 lojtarëve dhe as shoku i tij i skuadrës, Phil Foden, i cili kërkoi t’i jepet një periudhë pushimi për të trajtuar shëndetin e tij fizik dhe mendor.
Marcus Rashford dhe Marc Guehi, fituesi i Europa League me Tottenham, Dominic Solanke, mbrojtësi i Liverpool, Jarrell Quansah, Tino Livramento i Newcastle dhe portieri i Southampton, Aaron Ramsdale ishin të gjithë në skuadër herën e fundit, por mungojnë në këtë grumbullim.
Edhe Harry Maguire nuk është grumbulluar për ndeshjet e radhës së Anglisë.