“Mundo Deportivo”: Kylian Mbappe opsion për Barcelonën

“Mundo Deportivo”: Kylian Mbappe opsion për Barcelonën

Sulmuesi i Paris Saint-Germain Kylian Mbappe thuhet se është opsion për skuadrën e Barcelonës.

Katalunasit janë duke shikuar disa profile për t’u përforcuar në verë, pasi shpresojnë ta shesin Robert Lewandowskin në Arabinë Saudite.

Mediumi spanjoll “Mundo Deportivo” thotë se një ndër opsionet është edhe dëshira savjeçare e rivalit Real Madrid, pra askush tjetër përpos Kylian Mbappes.

Francezi pritet të bëhet agjent i lirë në verë pasi ende nuk ka diskutuar me PSG-në për rinovimin e kontratës dhe thuhet se me këtë sezon t’i jep fund aventurës në “Parkun e Princave”.

Destinacioni favorit mbetet Real Madridi, të cilët pritet të bëjnë një ofertë zyrtare në afatin kalimtar të janarit, sidoqoftë nëse “Los Blancos” tërhiqen nga gara atëherë Barcelona do të tentojë të përfitojë.

Nëse jo Mbappe, atëherë në listën e blaugranasve ndodhen edhe disa emra të njohur si Angel di Maria, Anthony Martial, Olivier Giroud, Nicolas Pepe dhe Luka Jovic.

Barcelona po kalon një formë të tmerrshme momentalisht në aspektin sportiv dhe duan transferimin e një mesfushori në afatin dimëror me shpresën të arrihet objektivi, që është Liga e Kampionëve, trofe që s’e kanë fituar që nga viti 2015.

Në raundin e 16-të, Barcelona ka përballë Napolin e Amir Rrahmanit. /nacionale/

Share This