Muller vendos një rekord të ri në Champions
Sulmuesi veteran Thomas Muller vazhdon që të vendosë rekorde në fushën e blertë me fanellën e Bayernit të Mynihut.
35-vjeçari me ndeshjen e mbrëmjes së djeshme kundër Dinamos së Zagrebit (e fituar me rezultatin e thellë 9-2), grumbulloi paraqitjen e tij të 152-të në Champions League me fanellën e gjigantëve gjermanë.
Gjermani theu rekordin që i përkiste Xavit, atë të më shumë paraqitjeve në Champions League me të njëjtën fanellë. Spanjolli me fanellën e Barcelonës ishte ndalur në 151 paraqitje.