Muller: Nuk është humbje e tmerrshme, pres një Lazio “bunker” në kthim

Muller: Nuk është humbje e tmerrshme, pres një Lazio “bunker” në kthim

Bayern Munich dështoi në takimin e parë ndaj Lazios. Në lojë është kualifikimi në çerekfinalet e Champions League, me bavarezët që duhet të përmbysin humbjen 1-0 në kryeqytetin italian.

“Veterani” i kampionëve të Gjermanisë, Thomas Muller i ka idetë e qarta në lidhje me duelin e kthimit. Që do të zhvillohet pas tri javësh në “Allianz Arena”.

“Vetëbesimi ynë po zvogëlohet. Fitorja e Lazios ndoshta ishte e merituar, por nuk mbaron me kaq. Bardhekaltrit shpërdoruan shumë raste, pavarësisht se luajtën me një lojtar më shumë për mbi 20 minuta.

Rezultati nuk është kaq i tmerrshëm duke llogaritur kartonin e kuq të Upamecanos. Gjithsesi, ne humbëm shumë mundësi për të shënuar, realisht shumë.

Ndeshja e kthimit? Pres një Lazio shumë mbrojtëse. Ata do të presin gabimet tona, njësoj si në takimin e parë. Një stil mbrojtës shumë italian, kështu do të luajnë.

Por, rezultati i duelit në ‘Olimpico’ e mban të hapur çështjen e kualifikimit. Është vetëm një gol që duhet të rikuperojmë”, theksoi sulmuesi bavarez, i cili po luan sezonin e 15-të me Bayernin.

Share This