Muller largohet nga Bayerni, e kërkon Juventusi
Asi gjerman Thomas Muller raportohet se në fund të këtij sezoni mund të largohet nga Bayern Munich.
Veterani gjerman në fund të këtij sezoni e mbyll kontratën me kampionët në fuqi të Gjermanisë.
Negociatat mes lojtarit dhe ‘Bavarezëve”, sipas medieve gjermane, kanë ngecur dhe duket se ky kampionat mund të jetë i fundit për Mullerin në fanellën e klubit më të madh në tokën gjermane.
E ardhmja e lojtarit siç raportohet, mund të jetë Italia. Juventusi thuhet se është i interesuar për gjermanin, i cili ka përvojë të madhe ndërkombëtare.
Madje, mësohet se krerët e Juvës shumë shpejtë do të kontaktojnë agjentin e lojtarit, të cilin synojnë të transferojnë në Torino, verën që vjen.
Ndryshe, lojtari prej kohësh po monitorohet edhe Manchester United, Milan dhe Inter.