Muller i ngazëllyer që preku fitoren e 100-të në Ligën e Kampionëve

Muller i ngazëllyer që preku fitoren e 100-të në Ligën e Kampionëve

Asi i Bayern Munich, Thomas Muller mbrëmë preku fitoren e 100-të në Ligën e Kampionëve.

‘Bavarezët’ mbrëmë mundën Manchester Unitedin (4-3), në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në elitën e futbollit evropian.

Muller hynë në historinë e klubit gjerman pasi arriti fitoren e 100-të në garën më të madhe evropiane.

Gjermani pas ndeshjes falënderoi bashkëlojtarët e tij për suksesin e arritur.

“Nuk arrihet asgjë pa këta djelmosha afër meje”, ka thënë Muller.

Ai ka shtuar se “ndihet shumë i lumtur me fitoren kundër ‘Djajve të Kuq”.

Kujtojmë se Cristiano Ronaldon kryeson listën me 115 fitoren në Ligën e Kampionëve.

Share This