Muller drejt legjendës, Bayern rekordesh në Champions

Muller drejt legjendës, Bayern rekordesh në Champions

Për Bajernin e Mynihut dhe Tomas Mylerin secila ndeshje në Ligën e Kampioneve është një shans i mirë për të vendosur rekorde të rinj.

Mbrëmja në “Parken Stadium” nuk ishte nga ato të lehtat, por në fund rezultati u dha të drejtë bavarezëve.

Transferta e Kopenhagenit ishte e duhura në aspektin personal për Tomas Mylerin, i cili festoi asistin e dhënë në fushë me fitoren numër 101 në Ligën e Kampioneve. Me këtë triumf “Mr.Bayern” ngjitet në vendin e dytë mes lojtarëve më fitues në këtë kompeticion. Ndryshe nga Iker Kasijas, Tomas Myler është ende aktiv dhe nëse bavarezët zhvillojnë një edicion të sukseshëm në Ligën e Kampioneve mund të afrohet me vendin e parë, pozicion ky që i takon Kristiano Ronaldo me 115 fitore.

Duelin në Kopenhagen tregoi edhe një herë se Bajerni ndihet komod në fazën e grupeve të Champions-it. Me fitoren e djeshme 6 herë kampionët e Europës kanë dërguar në 15 numrin e fitoreve radhazi në këtë fazë duke përmirësuar rekordin e vendosur nga ata vetë dy javë më parë. Ndërsa po në fazën e grupeve Bajerni ka vendosur një rekord të ri duke përmirësuar atë të Barcelonës. Bajerni ka dërguar në 18 (16 fitore, 2 barazime) numri e takimeve larg “Allianz Arena”-s pa humbje. Më parë ky rekord i përkiste Barcelonës, e cila nuk pësoi asnjë humbje në 17 transferta radhazi të luajtura nga nëntori i 2006 deri në tetor të 2012.

Në këtë fazë Bajerni nuk pëson humbje prej 36 takimesh radhazi duke fituar 33 dhe barazuar 3.

Share This