Muja pas golit në Ligën e Kampionëve: Historia u shkrua

Muja pas golit në Ligën e Kampionëve: Historia u shkrua

Sulmuesi kosovar i Royal Antwerp, Arbnor Muja, ka folur pas golit të parë të shënuar në Ligën e Kampionëve.

Reprezentuesi i Kombëtares shqiptare, mbrëmë në duelin Royal Antwerp-Shakhtar (2-3), ka realizuar golin e parë në elitën e futbollit evropian.

Goli i kosovarit është historik për skuadrën belge Royal Antwerp pasi ishte i pari në histori të fazës së grupeve për Ligën e Kampionëve.

Ish-sulmuesi i Trepçës ’89 dhe Dritës, përmes llogarisë së tij në Facebook, është shprehur i lumtur me golin e parë të realizuar në Ligën e Kampionëve.

“Goli i parë ndonjëherë në Ligën e Kampionëve për Royal Antwerp F.C. Historia u shkrua”, ka shkruar Muja.

Share This