Muja “ngroh” këmbët për Shqipërinë, asist dhe gol në Belgjikë
Arbnor Muja ka shkëlqyer në ndeshjen e sotme të Antverpit në kampionatin belg.
Ai asistoi në golin e tretë si dhe shënoi golin e 4 të skuadrës në fitoren e thellë 6-0 ndaj Sankt Liezh.
Në minutën e 33′ teksa shifrat ishin në 2-0, Muja dha asist për Ekelenkamp dhe ky i fundit arriti të dërgonte shifrat në 3-0.
Pak çaste me pas, në të 41′ Muja shënoi një gol të bukur brenda zonës duke shkundur rrjetën e portierit Henkinet.