Muçi zyrtarisht lojtar i Besiktasit
Futbollisti shqiptar Ernest Muçi tashmë edhe zyrtarisht është lojtar i ri i klubit turk, Besiktas.
Reprezentuesi i Shqipërisë i është bashkuar skuadrës turke nga Legia Warsavw për çmimin 10 milionë euro.
22-vjeçari, i cili ka shfaqur formë të lartë tek Legia, tashmë është lojtari me i ri i Besiktasit, skuadër në të cilën do ta gjejë edhe yllin kosovar Milot Rashicën.
Më transferimin e Ernest Muçit tek klubi turk, ka përfituar edhe klubi shqiptar Tirana, pasi skuadra shqiptar e mban 10 përqindeshin e kartonit të lojtarit.
Sulmuesi shqiptar ka nënshkruar një marrëveshje të vlefshme deri në verën e vitit 2027, nga e cila do të përfitojë plot 1.8 milionë euro në sezon, shifër kjo e konsiderueshme për një nga talentet më premtues të futbollit tonë, të këtyre viteve të fundit.
Besiktas përmes një njoftimi, ka konfirmuar blerjen e Ernest Muçit.
“Mirësevjen te Besiktas”, thuhet në njoftimin e klubit turk.