Muçi: Po pres me padurim të luaj në Evropian, mirë të luash në këso ndeshje
Ylli i Besiktasit Ernest Muçi thotë se po i pret me padurim ndeshjet e kombëtares së Shqipërisë në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Shqipëria ndodhet në një grup mjaftë të vështirë me kombëtare si Spanja, Italia dhe Kroacia, ndërsa vetëm dy prej tyre vazhdojnë në raundin tjetër.
Megjithatë, Muçi së fundmi ka deklaruar se nuk i frikësohet kombëtareve dhe që po e pret me padurim të përballet me ta.
“Ishte një arritje e madhe për vendin tonë të shkonim në Evropian. Grupi është i vështirë, por kur je në këto kompeticione është më mirë të luash ndeshje të mëdha”.
“Ndaj për mua është entuziazmuese, po e pres me padurim të jem pjesë e këtyre ndeshjeve. Por tani është e rëndësishme që të jemi sa më të shëndetshëm, të mbyllim gjithçka mirë këtu në klub dhe pastaj të fitojmë Kupën. Pastaj të fokusohemi te ekipi kombëtar pasi është një event i rëndësishëm për ne si vend”, deklaroi ai.
Ndër të tjera, ai deklaroi se e kishte të lehtë ambientimin te Besikast shkaku i ngjashmërive që ka me Shqipërinë.
“Ishte e thjeshtë për mua të përshtatesha këtu sepse vendi im është pak a shumë e njëjta kulturë e ushqime. Edhe fjalët i kemi disa turqisht. Për mua ishte shumë e lehtë, edhe për familjen time ishte një përshtatje e thjeshtë. Mënyra se si sillen njerëzit, ushqimi, koha është e mirë. Edhe djemtë janë miqësorë dhe më bëjnë të ndjehem si në shtëpi që nga dita e parë. Ishte e lehtë të përshtatesha”. /nacionale/