Muçi, “pengu” i Aston Villa-s, anglezët tentojnë sërish yllin kuqezi

Muçi, “pengu” i Aston Villa-s, anglezët tentojnë sërish yllin kuqezi

Në Angli, Aston Villa-n vijon ta “përndjek” hija e Ernest Muçit, talenti kuqezi që i realizoi 3 gola në 2 ndeshje. Ishullorët nuk e kanë harruar atë paraqitje të yllit shqiptar, as që kanë ndërmend të dorëzohen, pasi në fund të këtij sezoni pritet të nisin një tjetër ofensivë për të siguruar shërbimet e tij.

Aston Villa shfaqi interes për Muçin edhe gjatë merkatos së janarit, por në fund diferencën e bënë milionat e Beshiktash, me turqit që paguan 10 milionë euro për të siguruar kartonin e tij nga Legia e Varshavës.

Sipas mediave turke, Aston Villa do tentoi edhe një herë në përfundim të këtij sezoni për të siguruar shërbimet e Muçit, në një kohë kur sulmuesi kuqezi është një fiksim i madhe i Monchi-t, drejtorit sportiv i klubit anglez.

Sigurisht nuk është e lehtë që Aston Villa t’i rrëmbejë sulmuesin ekipit turk, pasi Muçi është kthyer menjëherë në një titullar fiks dhe idhull i tifozerisë. Në 6 ndeshje me fanellën e Besiktas, Muçi ka realizuar 2 gola, por paraqitja e tij ka qenë e një niveli shumë të lartë.

Share This