Muçi “kërcënon” Galatasarayn: Duam të fitojmë

Muçi “kërcënon” Galatasarayn: Duam të fitojmë

Ernest Muçi ka bërë një deklaratë pas ndeshjes çerekfinale të Kupës së Turqisë, në të cilën Besiktasi triumfoi me rezultatin 2-0 përballë Konyaspor.

“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. E bëmë punën tonë, jemi në gjysmëfinale. Por edhe kjo ka kaluar. Ka një ndeshje të rëndësishme për ne dhe për  tifozët të dielën. Shpresoj që t’i bëjmë tifozët të lumtur dhe ta fitojmë atë ndeshje”.

Në fakt, të dielën Besiktasi do të ketë duelin me Galatasarayn.

I pyetur për derbin e tij të parë në Turqi, Muçi u përgjigj: “Ka biseda mes nesh. Të gjithë flasin për këtë atmosferë të mrekullueshme. Edhe unë mezi pres të luaj. Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme. Duam të fitojmë”.

Share This