Mourinhon lavdëron Lukakun: Ai është burrë
Trajneri i AS Romës, Jose Mourinho, ka lavdëruar sulmuesin Romelu Lukaku-n.
“Romakët” sot do të ndeshen me Monza-n, në kuadër të Serie A.
Strategu portugez thotë se belgu është burrë dhe se nuk është më ai fëmija që e kishte takuar te Chelsea.
“Ai gjithmonë ka shënuar gola. Goli është në natyrën e tij. Ne nuk jemi ekip shumë i shpejtë, por ai na jep këtë shpejtësi”, ka thënë Mourinho.
“Ai është burrë. Nuk është më ai fëmija që e kam takuar të Chelsea. Ai ka një stabilitet të madh psikologjik, ai na jep forcë të madhe”, ka theksuar tekniku portugez.