Mourinho: Vinicius duhet të largohej me karton të kuq!

Mourinho: Vinicius duhet të largohej me karton të kuq!

Jose Mourinho ka komentuar disa prej episodeve më të rëndësishme të mbrëmjes së kaluar si ekspert i “TNT Sports”.

Mes tyre portugezi ka veçuar një vendim të diskutueshëm të arbitrit Slavko Vinçiç ku vendosi që të mos i akordonte kartonin e dytë të verdhë sulmuesit brazilian të Realit edhe pse simuloi pas duelit me Hummels dhe Ryerson.

“Pa asnjë dyshim kemi të bëjmë me simulim dhe Vinicius e di fare mirë se çfarë pasojash ka ky gjest”, tha Mourinho.

Për sjelljen e 23-vjeçarit në fushë janë ankuar edhe disa futbollistë të Borusias.

Madje për episodin në fjalë arbitri ndëshkoi me karton të verdhë për protesta Niko Sloterbek. /rtsh/

Share This