“Mourinho unik, më ka shijuar suksesi në Conference League”, rrëfimi i Kumbullës: Te Espanyol ndihem si në shtëpi

“Mourinho unik, më ka shijuar suksesi në Conference League”, rrëfimi i Kumbullës: Te Espanyol ndihem si në shtëpi

Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla ka folur për karrierën e tij, në një intervistë mjaft interesante për Sport Italia.

“Ndihem shumë mirë në Spanjë, u integrova shumë shpejt me shokët dhe me klubin këtu te Espanyol, si dhe në një ligë të re për mua.

Nuk e prisja të filloja kaq mirë menjëherë, duke qenë se është hera e parë që shkoj të jetoj larg Italisë. Spanja është shumë afër për sa i përket kulturës dhe zakoneve, por kisha frikë se mund të kisha ndonjë vështirësi.

Falenderoj shokët e skuadrës dhe trajnerin që më bënë të ndihem si në shtëpinë time menjëherë

Kujtimi im më i lumtur te Roma? Padyshim fitorja e Konferencës në Tiranë. Ishte kulmi i një rrugëtimi të bukur ku vuajtëm dhe u gëzuam së bashku. Në ndeshjet në shtëpi në Evropë kishte një kaos të vërtetë në “Olimpico”.

E mbaj mend shumë mirë ditën kur festuam titullin e Konferencës së Ligës. Ishte trofeu im i parë i fituar dhe për momentin i vetmi. Duke parë të gjithë qytetin duke festuar, duke rrotulluar me një autobus të hapur nëpër rrugët e Romës dhe përballë Koloseut… Këto janë imazhet që më kalojnë nëpër mendje dhe që më emocionojnë edhe sot.”

Mourinho? Mund të them se çdo gjë që thotë ka një peshë. Ai ju përmirëson nga të gjitha këndvështrimet dhe kërkon detajet. Për sa më përket mua, ai më bëri të rritem shumë nga pikëpamja e pjekurisë, karakterit dhe dija t’i kushtoj vëmendje detajeve që nuk më interesonin më parë”, u shpreh Kumbulla.

Share This