Mourinho synon ribashkimin e Sancho-s dhe De Gea-s te Fenerbahçe

Mourinho synon ribashkimin e Sancho-s dhe De Gea-s te Fenerbahçe

Afati kalimtar i verës po afrohet dhe spekulimet për lëvizjet e mëdha të futbollistëve dhe trajnerëve po rriten.

Sipas “AS”, Jose Mourinho, trajneri i Fenerbahçes, ka vënë në shënjestër dy emra të njohur nga Premier League: David de Gea (34 vjeç) dhe Jadon Sancho (25 vjeç).

Portieri legjendar spanjoll, aktualisht i lirë pas largimit nga Manchester United, dhe Jadon Sancho, i cili është i huazuar te Borussia Dortmund nga United, janë të dy lojtarët në ‘orbitën’ e klubit turk.

Mourinho thuhet se dëshiron të ndërtojë një projekt ambicioz në Stamboll dhe shpreson që kjo dyshe të jetë pjesë kyçe të planeve të tij.

Nëse kjo lëvizje realizohet, do të ishte një goditje e madhe për Fenerbahçen, duke ribashkuar dy ish-lojtarët e “Djajve të Kuq” nën drejtimin e trajnerit portugez.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse klubi turk do të mund të konkretizojë këtë operacion të bujshëm në javët e ardhshme.

Share This