Mourinho rrezikon shkarkimin nga Fenerbahçe
Derbi i humbur kundër Besiktasit të Ernest Muçit e Milot Rashicës la Fenerbahçen gjashtë pikë prapa kryesuesve të Galatasaray në kampionat.
Pakënaqësia brenda klubit është aq e madhe sa, në Turqi, tashmë ka nga ata që flasin për shkarkimin e Jose Mourinhos nëse ai nuk fiton të enjten kundër Athletic Bilbaos në Europa League.
Sipas gazetari turk të ‘AS’, Ozgur Sancar e ardhmja e strategut portugez mund të vendoset në duel me Athletic Bilbao.
“E ardhmja e Mou te Fenerbahce mund të vendoset kundër Athletic, me ekipin prapa në ligë dhe tashmë jashtë Kupës së Turqisë, pa u kualifikuar në raundin evropian të Ligës së 16-të, më pas drejtuesit mund të reflektojë për trajnerin portugez”, shkruan gazetari Sancar.
Në kampionat, Fenerbahçe ka arritur 10 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje, por Galatasaray nuk ka humbur asnjëherë dhe me 12 fitore dhe dy barazime kryeson SuperLiga turke me 6 pikë më shumë se rivalët.