Mourinho prezantohet të Fenerbahce: Ëndrrat e juaja janë të miat
Jose Mourinho tashmë edhe zyrtarisht është trajner i Fenerbaces.
Ish-trajneri i disa klubeve të mëdha evropiane, ka pak më parë, ka firmosur kontratën me gjigantin turk.
Sipas medieve turke, mbi 250 mijë njerëz ishin duke e përcjell prezantimin e portugezit vetëm në kanalin e “Youtube” të Fenerit.
Mourinho duke folur për herë të parë në cilësinë e trajnerit të Fenerbahces, tha se ndihet i lumtur që do ta drejtojë skuadrën turke.
Ai premtoi se do të jep më të mirën në mënyrë që Fenerbahce të arrijë objektivat.
“Dua t’iu falënderoj për dashurinë tuaj. Dashurinë që ndjej nga momenti i parë që kur emri im u lidh me Fenerbahcen. Normalisht, një trajner dashurohet pas fitores, por ndihem që po duhem para fitoreve. Kjo për mua është përgjegjësi e madhe që ndjej dhe premtoj se që nga ky moment përkas në familjen tuaj, kjo ngjyrë është nën lëkurën time”, tha ai.
“Futbolli është i veçantë dhe nuk ka vend më të mirë për ta ndjerë pasionin. Që nga momenti që u takove me presidentin, doja të luaja për ju sepse në fund, ju jeni shpirti i klubit dhe që nga momenti që mësova për idenë dhe projektin, doja të isha trajneri i të gjithëve ju. Dua të punoj për futbollin turk, për ligën, që të përmirësohet, por më e rëndësishmja për mua është Fenerbahce”.
“Për ta mbyllur dua të them që nga momenti që nënshkrova kontratën, ëndrrat e juaja janë të miat”, ka pohuar Mourinho.