Mourinho për largimin nga Interi: Kisha frikë të kthehesha në Milano pas finales së Champions-it
Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka dhënë së fundmi një intervistë për mediet italiane, ku ka folur për eksperiencën e tij me Interin në Serie A.
Portugezi deklaroi se pas fitores së Champions League zgjodhi të mos kthehej me skuadrën në Milano, pasi kishte frikë se emocionet do e “tradhtonin” dhe nuk do shkonte te Real Madrid.
“Do të kishte qenë më e përshtatshme për mua të qëndroja te Inter sesa të kisha një rival si Barcelona, do të kisha fituar një tjetër titull të lehtë, do të kishim vazhduar të merrnim Kupën e Botës për Klube, por nuk do të kishte asnjë kuptim për mua. Lojtarët ishin shumë inteligjentë dhe e dinin se çfarë do të vendosja, pas finales së Champions League nuk u ktheva në Milano sepse kisha frikë se emocionet e mia mund të më ndryshonin mendjen dhe nuk do të shkoja te Real Madrid. Unë refuzova të nënshkruaja kontratën me Real Madrid-in para finales kundër Bayern Munich-ut, por kisha frikë të kthehesha në Milano për shkak të emocioneve”, deklaroi Jose Mourinho.