Mourinho pas fitores ndaj Lecce-s: Ishim të jashtëzakonshëm
Trajneri i AS Romës, Jose Mourinho është shprehur shumë i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Lecces.
Romakët mbrëmë mundën Lecce-n, me rezultat 2-1, në kuadër të Serie A.
Strategu portugez pas ndeshjes tha se të besuarit e tij bën një ndeshje të madhe, por sipas Mourinhos është tifozët ishin të jashtëzakonshëm.
“Djemtë ishin të jashtëzakonshëm, publiku ishte i jashtëzakonshëm. Në pjesën e parë ndeshja pothuajse mund të kishte përfunduar për ne, në fund ata kishin zemër dhe iu përgjigjën një situate të rrezikut të madh. Lecce është një ekip i organizuar dhe i stërvitur mirë”, tha Mourinho.
“Ne bëmë një lojë të mirë dhe nuk kursyem asgjë. Fituam një ndeshje të vështirë”, ka theksuar Mourinho.
Pas kësaj fitore, Roma ka 17 pikë në vendin e shtatë, kurse, Lecce ka katër pikë më pak në pozitën e 11-të.