Mourinho pas disfatës nga Slavia: E merituam humbjen
Trajneri i AS Romës, Jose Mourinho, është shprehur i zhgënjyer me humbjen dhe paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Slavia Pragë.
Romakët u mundën mbrëmë nga Slavia (2-0), në kuadër të xhiros së katërt të Grupit G në Ligën e Konferencës, ligë kjo e treta për nga rëndësia në futbollin evropian.
“Fitore e merituar e Slavia Pragë-s. Ne e merituam humbjen. Në këtë ndeshje kishte një ekip që meritoi të fitojë dhe një ekip që meritoi të humbasë”, ka thënë Mourinho.
“Kam bërë një analizë të vogël me lojtarët sapo ka përfunduar ndeshja, gjë që zakonisht nuk e bëj sepse më pëlqen të pres. E ndjeva se mund të flisja me ekipin”, ka theksuar strategu portugez.
Pas kësaj humbje, Roma ka nëntë pikë, aq sa ka edhe Slavia në pozitën e parë.