Mourinho pas debaklit nga Genoa: Humbje e rëndë
Trajneri i AS Romës, Jose Mourinho është shprehur tejet i zhgënjyer me humbjen nga Genoa.
“Romakët” u mposhtën mbrëmë me rezultat 4-1 nga Genoa, sfidë kjo e luajtur në kuadër të Serie A.
Strategu portugez thotë se duhet analizuar më gjithë lojtarët në detaje ndeshjen me Genoan. Mourinho thekson se skuadra e tij e nisi shumë keq ndeshjen me Genoan.
“Më duhet të analizoj gjithçka me lojtarët e mi, çdo detaj dhe t’i futem punës menjëherë. Pas kësaj ndeshje nuk më pëlqen të flas emocionalisht, por preferoj të analizoj gjithë ndeshjen dhe të flas me gjakftohtësi”, ka thënë Mourinho.
“Mund të jap vetëm një mendim të përgjithshëm që në thelb është se kemi hyrë në fushë në një gjendje të tmerrshme. Humbëm një top dhe pësuam golin, pastaj barazuam dhe zëvendësimi i Bryanit nuk na ndihmoi në mesfushë. Ndeshja mbaroi, ne bëmë ndryshimet, por ishte e vështirë të bëjmë diç më shumë. Është një humbje e rëndë”, ka theksuar Mourinho.