Mourinho në sulm për mbrojtësin e Arsenalit
Trajneri i AS Romës, Jose Mourinho, raportohet se është hedhur në sulm për mbrojtësin e Arsenalit, Jakub Kiwior.
Strategu portugez, i cili po kalon sezonin e dytë në krye të ‘romakëve’ tashmë është duke menduar që të forcojë akoma më shumë mbrojtjen e Romës.
Sipas “Tuttomercatoweb”, Mourinho është gati të godas Arsenalin për të rrëmbyer mbrojtësin Kiwior.
23-vjeçari u transferua tek Arsenali para një vit, por ka luajtur shumë pak.
Mourinho shpreson se do të sigurojë shërbimet e Kiwior fillimisht në formë huazimi duke pasur parasysh situatën financiare të Romës.