Mourinho në Fenerbahce? Kjo është përgjigja e portugezit

Mourinho në Fenerbahce? Kjo është përgjigja e portugezit

Jose Mourinho është në ‘Wembley’ për finalen e Ligës së Kampionëve mes Real Madrid dhe Borussia Dortmund, por të gjithë presin rikthimin e tij në stol, i cili duhet të drejtojë Fenerbahcen.

I buzëqeshur dhe i relaksuar, ai praktikisht konfirmoi zbarkimin e tij në Turqi për ‘Sky Sports UK’.

“Nuk është bërë ende. Kam vendosur që dua të shkoj, por nuk mund ta konfirmoj ende zyrtarisht”, tha portugezi.

Ish-trajneri i Real Madridit, Interit dhe Romës nënvizoi vështirësitë e shumta që do të përballet në fazën e re të karrierës së tij:

“Liga e Kampionëve është e vështirë, sepse do të ketë tre raunde kualifikuese dhe në rastin e Fenerbahçes janë tetë lojtarë të përfshirë në Kampionatin Evropian, ndaj nuk do të jenë në dispozicion për turin e parë. Është e vështirë, por më pëlqejnë sfidat. Nëse shkoj, do të luftoj për Champions League”. /rtsh/

Share This