Mourinho në Bayern? Flet drejtori i klubit
Bayern Munichu është në kërkim të trajnerit të ri, të cilin do ta angazhojë nga sezoni i ardhshëm.
Në “pole-position” për momentin duket se është Xabi Alonso i Bayer Leverkusenit, por po përmendet edhe emri i Jurgen Kloppit, i cili gjatë verës do të ndahet me Liverpoolin.
Por, në orët e fundit në opsion është futur edhe Jose Mourinho, shkruan “Express”.
Trajneri portugez është i lirë pasi u nda me Romën, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ai të përfundojë në “Allianz Arena” gjatë verës që po vjen.
Këtë mundësi nuk e ka hedhur poshtë as drejtori i gjigantit bavarez, Max Eberl.
“Natyrisht, ne jemi duke shikuar trajnerë që janë aktualisht të lirë”, u shpreh Eberl për magazinën gjermane, “Bild”.
“Jose po e mëson gjermanishten? Unë nuk e di këtë”, përfundoi zyrtari i lartë i Bayernit.