
Mourinho mund të drejtojë Portugalinë në Kupën e Botës 2026
Sipas mediave të njohura ndërkombëtare CNN dhe BeIn Sports, Portugalia po mendon për trashëgimtarin e Roberto Martinez në krye të skuadrës kombëtare.
Ëndrra për Botërorin 2026 është José Mourinhon si trajner në krye të kombëtares portugeze.
Vendimi do të merret në varësi të mënyrës se si do të shkojnë finalet e Ligës së Kombeve, por Federata Portugeze e Futbollit do të ishte gjithashtu e gatshme t’i paguajë klauzolën Fenerbahçes për të lënë të lirë Mourinhon.