
Mourinho, katër ndeshje pezullim, kjo është arsyeja
Katër ndeshje pezullim për José Mourinhon.
Kështu vendosi federata turke pas stuhisë që shpërtheu pas derbit të Stambollit mes Fenerbahçes dhe Galatasaray-t, me këtë të fundit që akuzoi Specia One për racizëm, u kishte thënë anëtarëve të bankinës së Gala se po kërcenin si majmunët.
Trajneri portugez mori dy javë për akuzën e supozuar për racizëm dhe dy të tjera për atë që i tha gjyqtarit të katërt të ndeshjes, i ftuar ‘me dashamirësi’ për të marrë shembull nga gjyqtari Vincic, arbitri slloven i caktuar për ndeshjen.
Ka qenë vetë Mourinho që ka raportuar frazën e cilësuar si ofenduese: “Shkova në dhomën e zhveshjes së gjyqtarit pas ndeshjes, gjyqtari i katërt turk ishte aty dhe i thashë se po të kishte qenë ai arbitri do të kishte qenë një katastrof”.