Mourinho i përgjigjet Guardiolës: Titujt e mi janë të ndershëm, pa shkelje financiare!

Mourinho i përgjigjet Guardiolës: Titujt e mi janë të ndershëm, pa shkelje financiare!

Në fund të ndeshjes me Liverpulin, gazetarët pyetën Guardiolën mos i druhej shkarkimit duke pësuar kështu fundin e njëjtë me atë të Zhoze Murinjos.

“Shpresoj të mos jetë rasti im… Ai fitoi tri tituj, unë gjashtë. Dyfishin edhe pse mendoj se jam në një situatë të njëjtë”, ishte përgjigja e spanjollit.

Pas këtyre fjalëve nuk ka munduar kundërpërgjigja e portugezit.

“Ai tha diçka referuar mua. Ka fituar gjashtë tituj dhe unë tre, por unë ato të tre i kam fituar ndershëm dhe pa bërë hile. Nuk do të më pëlqente që të fitoja ndonjë trofe duke bërë 150 shkelje financiare”, tha Murinjo duke iu referuar akuzave të ngritur nga Federata e Futbollit për Sitit.

Share This