Mourinho i hidhëruar: Humbëm për shkak të një ‘penalltie Var’

Mourinho i hidhëruar: Humbëm për shkak të një ‘penalltie Var’

Roma u eliminua nga Kupa e Italisë pas humbjes në derbin kundër Lacios.

“Humbja dhemb gjithmonë, në derbi edhe më shumë. Jemi gjithmonë në vështirësi dhe luftojmë kundër problemeve tona – komentoi trajneri i Romës, Mourinho – por në javët e fundit kishim bërë mirë. Sonte humbëm për shkak të një ‘penalltie Var’ që nuk e dha arbitri tre metra larg, por u dha nga videoja.

Njëzet vjet më parë lojtarët nuk do të hidheshin si sot. Sot Roma më dukej se ishte skuadra me më shumë personalitet dhe më mirë e vendosur në fushë, por kur humbasim Dybala ndryshon gjithë loja jonë. Pa të ka më pak cilësi në zotërimin e topit, pësuam një gol qesharak për veprimin nga i cili erdhi”.

Episodi i penalltisë së dhënë me VAR është i destinuar të shkaktojë diskutime:

“Arbitri nuk e dha tre metra larg, pse nderhyn VAR-i, lojtaret tani janë të edukuar kështu, ata të 10/20 viteve më parë nuk do të hidheshin kështu. Ky gjyqtar shumë inteligjent i lejon këto veprime në mesfushë, vendos të mos japë penallti dhe në monitor sheh kontaktin më të vogël dhe spektaklin e lojtarit pas kontaktit. Orsato  është një gjyqtar top, por për të loja përfundon kur një ekip shënon i pari. Edhe nëse jep 20 minuta kohë shtesë, ne tashmë e dimë se si përfundon, ai fishkëllen aty-këtu, është jashtëzakonisht inteligjent,  di të mbrohet dhe nuk i lë lojtarët të luajnë”.

Share This